Uashingtoni i jep fund tarifave ndëshkuese në lidhje me gjigantët dixhitalë
Sharr Travel

Uashingtoni i jep fund tarifave ndëshkuese në lidhje me gjigantët dixhitalë

SHBA-ja ka njoftuar tërheqjen e tarifave ndëshkuese kundër Austrisë, Spanjës, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, të vendosura si hakmarrje për taksat kombëtare të vendosura ndaj gjigantëve dixhitalë amerikanë.

“Marrëveshja me këto vende pason miratimin e taksimit global të korporatave brenda kornizës së OECD-së”, njoftoi Thesari amerikan në një deklaratë.

OECD njoftoi kohët e fundit një marrëveshje midis 136 vendeve për të reformuar taksimin global të kompanive shumëkombëshe.

Ajo përfshin, nga njëra anë, një taksim të gjigantëve dixhitalë dhe, nga ana tjetër, një taksë minimale për të shmangur optimizimin e taksave, raporton ATSh.

G20 njoftoi javën e kaluar se “dy shtyllat e reja do të jenë funksionale deri në fund të vitit 2023” apo edhe “në fillim të vitit 2024”.

“Në pritje të zbatimit të këtij sistemi të ri tatimor, taksat kombëtare të paguara do t’u kreditohen kampionëve të mëdhenj amerikanë, si Google, Amazon, Facebook apo Apple, të njohur me akronimin GAFA apo edhe Netflix”, detajoi Thesari.

Sipas tij, në këmbim, Uashingtoni nuk do të vendosë tarifa për një mori mallrash nga vendet e përmendura.

Administrata e Biden kishte pezulluar tashmë, në qershor, për gjashtë muaj, këto detyrime doganore pas një viti hetimi nga shërbimet e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR).


MË SHUME NGA Bota