Takim Biden-Macron për bisedime dypalëshe
Sharr Travel

Takim Biden-Macron për bisedime dypalëshe

Presidenti amerikan, Joe Biden planifikon të takojë presidentin francez, Emmanuel Macron, në Romë këtë muaj, deklaroi Shtëpia e Bardhë pas një bisede telefonike mes të dyve.

Mosmarrëveshja për një kontratë të madhe në lidhje me nëndetëset shkaktoi një përçarje të madhe midis vendeve, një marrëveshje e dakordësuar nga SHBA-ja dhe Australia, që rezultoi në anulimin e një kontrate prej 56 miliardë eurosh (66 miliardë dollarë) midis Australisë dhe Francës, raporton ATSh.

Nuk është e qartë nëse bisedimet do të zhvillohen në kuadrin e samitit të G20-s në Romë apo nëse është planifikuar një takim i një forme tjetër.

Samiti i G20-s mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive të fuqive më të mëdha ekonomike më 30 dhe 31 tetor.

Biden dhe Macron thuhet gjithashtu se kanë shkëmbyer pikëpamje në lidhje me mbrojtjen evropiane në bisedën telefonike. 


MË SHUME NGA Bota