Izraeli miraton paketën 4.8 miliardë dollarë për krizën klimatike
BKT
   Bota

Izraeli miraton paketën 4.8 miliardë dollarë për krizën klimatike

Qeveria Izraelite ka miratuar një paketë prej 4,8 miliardë dollarë për krizën klimatike.

Programi i miratuar në samitin klimatik në Glasgow përfshin 14 ministri dhe do zbatojë strategjinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit për të zvogëluar emetimet e karbonit.

Ky plan masash përfshin zhvillimin e teknologjisë inovative për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, përgatitjen për pasojat e ndryshimeve klimatike , përmirësimin e trajtimit të mbetjeve organike si edhe fonde për kalimin e transportit publik në automjete elektrike dhe përmirësimin e infrastrukturës së biçikletave./bw