Itali, dëme të mëdha nga përmbytjet, makinat notojnë në ujë
BKT
   Bota

Itali, dëme të mëdha nga përmbytjet, makinat notojnë në ujë

Dëme të mëdha janë krijuar për shkak të motit të keq që goditi Sicilinë.

Stuhia e fortë ka shkaktuar përmbytje të mëdha, makinat janë zhytur nën ujë, ndërsa rrugët janë kthyer në përrenj.

Alarmi i kuq i dhënë nga ekspertët është përsëritur edhe për ditën e sotme veçanërisht në Siçili dhe Kalabri.

Gjashtë të zhdukur janë gjetur ndërsa një çift të moshuar ende është në kërkim. Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur. Sipas përditësimeve të fundit, provincat më të prekura janë: Catania, Messina, Reggio Calabria, Vibo Valentia, Crotone e Catanzaro.

Alarmi i kuq qëndron edhe në provincën e Siracusa dhe shkollat gjithashtu do jenë ​​mbyllen edhe nesër. Kjo pasi situata shfaqet problematike pothuajse në të gjithë territorin kalabrez./abcnews.al