08:04 / 26.10.2021
Të shtëna me armë në SHBA, 2 viktima dhe 4 të plagosur
Dy persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr në një qendër tregtare në Idaho, në SHBA.
Policia ka njoftuar se autori i sulmit është arrestuar, ndërsa situata është në monitorim.
Gjithashtu bëhet me dije se gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një oficer policie, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./bw























