12:32 / 26.10.2021
Doza e tretë edhe në Europë, prioritet personat me sistem të dobët imunitar
Agjencia Evropiane e Barnave i dha dritën jeshile dozës së tretë të vaksinës Moderna kundër koronavirusit.
Tashmë ajo mund të injektohet tek njerëzit që i përkasin moshës 18 vjeç e lart, së paku gjashtë muaj pasi të kenë marrë dozën e dytë.
Ekspertët rekomandojnë që prioritet të kenë personat me sistem të dobësuar imunitar.
Kjo është vaksina e dytë përforcuese që miratohet në bashkimin evropian, pas Pfizer/Biontech.
Vendet anëtare të unionit vendosin vetë nëse popullsia duhet të marrë dozën përforcuese ose jo.
Ndërkaq, autoritetet amerikane kanë autorizuar dozat përforcuese të vaksinave Pfizer/Biontech, Moderna dhe Johnson&Johnson./vp























