19:09 / 27.10.2021
Washington, policia në alarm pas një "kërcënimi me bombë" pranë Kongresit
Policia në Washington DC u alarmua nga kërcënimi me bombë në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore pranë ndërtesës së Kongresit.
Autoritetet e sigurisë në kryeqytetin amerikan Washington kanë bllokuar qarkullimin në disa rrugë që çojnë drejt Kongresit të SHBA-së dhe kanë marrë masa sigurie për shkak të një “kërcënimi me bombë”.
Policia në Washington DC u alarmua nga kërcënimi me bombë në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore pranë ndërtesës së Kongresit.
Forcat e sigurisë janë ende duke kryer hetime në vendngjarje.























