“Lufta” për peshkimin, Britania zhgënjehet nga masat e Francës
Sharr Travel

“Lufta” për peshkimin, Britania zhgënjehet nga masat e Francës

Franca vijon të jetë “më e ashpër” kundër Britanisë së Madhe lidhur me kushtet e peshkimit të vendosura pas Brexit-it, pasi vendi refuzon të lejojë peshkatarët francezë të peshkojnë në ujërat britanike.

Së fundmi Franca publikoi një listë sanksionesh që mund të hyjnë në fuqi nga 2 nëntori nëse nuk është bërë përparim i mjaftueshëm në çështjen ne peshkimit me Britaninë.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se kërcënimet për të bllokuar anijet britanike nga portet franceze në një mosmarrëveshje mbi të drejtat e peshkimit janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve tregtare.

Ndryshe mendojnë francezët. Duke e quajtur sjelljen e Britanisë jo korrekte, sipas tyre duhet të vuajë pasojat të përkthyera në masa strikte.

Franca mund të rrisë kontrollet kufitare për mallrat nga Britania, të parandalojë hyrjen e anijeve britanike të peshkimit në portet e caktuara franceze dhe të rrisë kontrollet për kamionët që vijnë nga dhe shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, tha në një deklaratë të përbashkët Ministria Detare dhe Çështjet Evropiane.

Ky ultimatum do të përfshijë:

Parandalimi i zbarkimit të anijeve britanike të peshkimit në porte

Rritja e kontrolleve kufitare dhe sanitare për mallrat e Mbretërisë së Bashkuar

Shtrëngimi i kontrolleve të sigurisë në anijet britanike

Rritja e kontrolleve për kamionët që shkojnë në dhe nga Mbretëria e Bashkuar

Franca tha se po përgatitet gjithashtu sanksione të mëtejshme, të cilat mund të përfshijnë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Jersey, siç kërcënoi më parë.

Mosmarrëveshja përqendrohet në dhënien e licencave për të peshkuar në ujërat territoriale gjashtë deri në 12 milje detare larg brigjeve të Britanisë, si dhe në detet jashtë brigjeve të Jersey, një varësi e kurorës në Kanal. Tensionet bënë që Franca dhe Britania të dërgojnë anije detare në brigjet e Jersey në fillim të këtij viti./abcnews.al