Izraeli, projektligj për të dhënat personale të të gjithë pasagjerëve
Sharr Travel

Izraeli, projektligj për të dhënat personale të të gjithë pasagjerëve

Qeveria e Tel Avivit ka përgatitur një projektligj që përmes kompanive ajrore do të ketë mundësi për të hyrë në informacionet personale të pasagjerëve që mbërrijnë ose largohen nga Izraeli.

Në lajmin e gazetës "Times of Israel", thuhet se projektligji parashikon që të gjitha linjat ajrore të ndajnë informacione personale me qeverinë e Tel Avivit për pasagjerët që vijnë ose shkojnë nga Izraeli, si kartelën e tyre kreditore, adresat e faturimit dhe ku tjetër mund të udhëtojë.

Gjithashtu thuhet se projektligji, i cili është përgatitur prej shumë vitesh dhe është në përfundim, fillimisht u vendos në rend dite për shkak të “shqetësimeve terroriste”, por u bë edhe më “urgjent” me pandeminë e COVID-19.

Më tej thuhet se nëse projektligji, i cili ende nuk është miratuar nga qeveria do të paraqitet për votim në Parlament ku pritet të hasë në kundërshtime të forta nga ana e deputetëve.

Poashtu theksohet se nëse projektligji miratohet, do të krijohet një bazë të dhënash për secilin prej pasagjerëve që vjen ose shkon nga Izraeli.

Baza e të dhënave në fjalë do të përmbajë informacione të tilla si emri i pasagjerit, numri i pasaportës, kartela kreditore, adresa e faturimit dhe ku tjetër mund të udhëtojë si dhe informacione të tilla si sa bagazhe ka dorëzuar, me sa bagazh dore ka hipur dhe ku është ulur në avion.