Amerika ngrit përfaqësimin diplomatik me Tajvanin
Sharr Travel

Amerika ngrit përfaqësimin diplomatik me Tajvanin

Riemërtimi i ambasadës de facto të Tajvanit në SHBA në “Zyra e Përfaqësimit të Tajvanit” do të ishte kuptimplotë dhe në përputhje me politikën e Jashtme të SHBA-së.

Sipas Financial Times, Uashingtoni thuhet se po “konsideron seriozisht” një kërkesë nga Taipei për të ndryshuar emrin e misionit të tij në DC nga “Zyra e Përfaqësimit Ekonomik dhe Kulturor Taipei” (shkurtimisht TECRO) në “Zyra e Përfaqësimit të Tajvanit”. Derisa administrata Tsai nuk tregoi detajet e kësaj çështjeje, nuk ishte befasi kur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, deklaroi më vonë se i kërkoi Uashingtonit t’i përmbahet marrëveshjeve të Komunikatave të Përbashkëta Kinë-SHBA, dhe për të “ndaluar të gjitha format e shkëmbimeve zyrtare” me Tajvanin.

Mendimet për këtë çështje janë të ndara. Disa e mirëpresin ndryshimin e propozuar të emrit pasi pasqyron më mirë shtrirjen e gjerë të marrëdhënieve Tajvan-SHBA, si dhe respektimin emënyrës sesi tajvanezët preferojnë të trajtohen. David Sacks nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë paralajmëroi administratën e Biden që të mos merrte në konsideratë thirrjet për të riemërtuarzyrën tajvaneze, me arsyetimin se kjo do të “minonte logjikën e marrëdhënieve jozyrtare të SHBA-së me Taipein dhe do të dështonte të avanconte interesat e SHBA-së ose, kushtimisht, të forcojë lidhjet SHBA-Tajvan”.
Argumente të tilla mbështeten shumë në një interpretim tepër të ngushtë të fushëveprimit të marrëdhënieve Tajvan-SHBA, duke u fokusuar në tri marrëveshjet qeveritare Kinë-SHBA në të cilat Uashingtoni angazhohej të mos mbante lidhje zyrtare me Taipein. Çështja është se heqja e emrit “Ekonomike dhe Kulturore” e misionit të Tajvanit do të kërcënonte natyrën jozyrtare të marrëdhënieve dypalëshe.
Në fakt, kjo lëvizje nuk do të ishte e paparë. Midis viteve 1995 dhe 2018, Tajvani hoqi shprehjen “Ekonomike dhe Kulturore”nga emrat e misioneve të tij në Danimarkë, në Gjermani, nëGreqi, në Finlandë dhe në Poloni pa vendosur lidhje zyrtare diplomatike me këto vende. Këto ndryshime reflektojnë thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, por në asnjë mënyrë nuk i ngrenë ato në status zyrtar.
Partneriteti Tajvan-SHBA tashmë përfshin shumë më tepër sesa lidhje tregtare dhe kulturore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që furnizon Tajvanin me armë mbrojtëse, por edhe kanënshkruar marrëveshje me Taipein për tema që përfshijnë ndër të tjera energjinë, mjedisin, shëndetin, shkencën dhe teknologjinë dhe ndihmën gjyqësore.
Mes atyre që kundërshtojnë ndryshimin e emrit TECRO, ekziston frika se përdorimi i fjalës “Tajvan” mund të keqinterpretohet si mbështetje e SHBA-së për pavarësinë e Tajvanit. Ky supozim shpërfill faktin se SHBA-ja ka përdorur termin “Tajvan” për më shumë se 40 vjet, që kur presidenti Jimmy Carter ndërpreu lidhjet zyrtare me Republikën e Kinës nën regjimin Chiang Ching-kuo. Kjo është e dukshme në titujt e pjesëve të ndryshme të legjislacionit të SHBA-së në lidhje me marrëdhëniet Tajvan-SHBA, të tilla si Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin, Akti i Udhëtimit në Tajvan dhe Akti i Sigurimit të Tajvanit i vitit 2020. Gjithashtu, ambasada de facto që përfaqëson interesat e SHBA-së në Tajvan quhet Instituti Amerikan në Tajvan (AIT). Nuk është ngritur pothuajse asnjë shqetësim nëse ndonjë nga këto emërtime nënkuptojnëmbështetje për pavarësinë e Tajvanit ose nëse ato bien ndesh me politikën e Uashingtonit për një Kinë.
Vlen të përmendet se pëshpëritjet e ringjallura për një ndryshim të mundshëm të emrit erdhën në fund të grindjes së Lituanisë me Kinën për Tajvanin. Në korrik, Lituania njoftoi se një “Zyrë Përfaqësuese Tajvaneze” do të hapet në Vilnius, për dallim ngapërfaqësitë e tjera të tilla në Evropë që zakonisht mbajnë fjalën “Taipei” për të shmangur përkeqësimin e raporteve me Pekinit. Kina reagoi duke ndërmarrë hakmarrje ekonomike dhe duke tërhequr ambasadorin e saj, duke i kërkuar edhe Lituanisë të bënte të njëjtën gjë.
Që atëherë, SHBA-ja ka rritur mbështetjen për Lituaninë përballë shtrëngimit kinez, me Sekretarin e Shtetit AntonyBlinken, i cili përshëndeti Vilniusin për mbrojtjen e demokracisë në Tajvan. Nëse SHBA-ja është e gatshme të dyfishojë qëndrimin e vet dhe ta lë Tajvanin të jetë Tajvan në Uashington, DC, kjo jo vetëm që do të demonstronte solidaritet me aleatin e saj lituanez, por gjithashtu do të përbënte një shembull vendosmërie përballë agresionit kinez për vendet e tjera. Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi muajin e kaluar një raport që kërkon ndryshimin e emrit të Zyrës Ekonomike dhe Tregtisë Evropiane në Tajvan në “Zyra e Bashkimit Evropian në Tajvan”. Me raportin e dorëzuar për votim në plenare, një shfaqje e solidaritetit të SHBA-së tani do të përputhej me dëshirën e presidentit Joe Biden për të forcuar lidhjet me partnerët evropianë.
Ata që pretendojnë se ndryshimi i emrit të zyrës tajvaneze do të ishte, thjesht, një lëvizje simbolike që nuk ka asnjë efekt thelbësor, duhet të kujtojnë se në botën e çështjeve ndërkombëtare, protokolli dhe ceremonia shërbejnë për funksione të rëndësishme komunikuese. Në fushën diplomatike, simbolika përdoret shpesh për të arritur diçka thelbësore dhe kuptimplote. Ndryshimi i emrit të TECRO në “Zyra Përfaqësuese e Tajvanit” jo vetëm që do të tregonte mbështetje për Tajvanin- një promovues i vendosur i vlerave demokratike, i të drejtave të njeriut dhe i sundimit të ligjit, por do të ishte në përputhje edhe me politikën e Uashingtonit për një Kinë dhe nuk do të ndryshonte natyra jozyrtare e marrëdhënieve Tajvan-SHBA.
Shtyllat dhe parimet e politikës së Shteteve të Bashkuara tëAmerikës për Tajvanin janë të palëkundura, por kjo nuk do të thotë se politikat dhe masat ndihmëse nuk mund të evoluojnë me kohën. Këmbëngulja për kufizimin gjuhësor të marrëdhënieve jozyrtare në atë ekonomike dhe kulturore, imponon një shkëputje me realitetin dhe intensifikon keqkuptimin se politika e Jashtme e SHBA-së formësohet nga linjat e tërhequra nga Partia Komuniste Kineze.