Papa Françesku bën dozën e tretë të vaksinës
Sharr Travel

Papa Françesku bën dozën e tretë të vaksinës

Kreu i Kishës Katolike ka administruar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Ditët e fundit ka filluar në Selinë e Shenjtë administrimi i dozës së tretë për të gjithë banorët mbi 80 vjeç, si dhe për ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Papa Françesku ka  marrë dozën e parë të vaksinës  kundër Covid-19 në janar të këtij viti.

Papa është pozicionuar vazhdimisht në favor të fushatës së vaksinimit, duke theksuar se është një akt përgjegjësie, përmes të cilit mbrojmë veten dhe shoqërinë në tërësi./oranews