Kriza e energjisë, Kina e jep karburantin me racion
Sharr Travel

Kriza e energjisë, Kina e jep karburantin me racion

Pompat e benzinës në shumë pjesë të Kinës kanë filluar të racionalizojnë naftën mes rritjes së kostove dhe rënies së furnizimeve.

Disa shoferë kamionësh duhet të presin ditë të tëra për të furnizuar me karburant, sipas postimeve në faqen e mediave sociale Weibo. Kina është aktualisht në mes të një krize masive të energjisë, pasi mungesat e qymyrit dhe gazit natyror kanë mbyllur një pjesë të fabrikave, shkruan BBC.

“Mungesat aktuale të naftës duket se po prekin bizneset e transportit në distanca të gjata, të cilat mund të përfshijnë mallra të destinuara për tregjet jashtë Kinës” tha Mattie Bekink. “Në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të kësaj kriza, ne mund të shohim se kjo ndikon në sfidat globale të zinxhirit të furnizimit”.

Kriza globale e zinxhirit të furnizimit është nxitur kryesisht nga pandemia Covid-19, me kërkesën në rritje ndërsa ekonomitë rihapen. Në Kinë, kamionëve u lejohet të mbushin vetëm 100 litra secili – rreth 10% të kapacitetit të tyre, tha një tregtar kamionësh nga qyteti Shijiazhuang në provincën Hebei për shërbimin kinez të lajmeve të biznesit “Caixin”.

Në pjesë të tjera të vendit, raportet sugjerojnë se racionet janë edhe më të shtrënguara me shoferët që lejohen të blejnë vetëm deri në 25 litra. Ndërkohë, në qytetin e Fuyang, rreth shtatë orë me makinë në jug të qendrës kryesore të transportit të Shijiazhuang, “Caixin” raporton se stacionet e benzinës po kufizojnë blerjet ose u ngarkojnë shoferëve tarifa shtesë deri në 47 dollarë./ Abcnews.al