10:35 / 28.10.2021
Gjenden me mijëra gjallesa deti të ngordhura në brigjet angleze
Mbikqyrësit britanikë të mjedisit kanë nisur një hetim pasi me mijëra gjallesa deti të ngordhura janë gjendur në plazhet e Anglisë Verilindore.
Sharon Bell, një banore e Marske-by-the-Sea, tha për CNN se ajo kishte parë një “grumbull të krustaceve ” të ngordhur gjatë javëve të fundit.
Bell tha se ajo shkoi në plazh të hënën në mëngjes dhe u trondit kur pa bregun të mbushur me alga deti dhe me mijëra gaforre të ngordhura, gjithashtu edhe karavidhe.























