Indi, mbi 100 milionë persona nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës
Sharr Travel

Indi, mbi 100 milionë persona nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës

Ministri indian i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfundojnë procesin e imunizimit dhe tha se punonjësit shëndetësorë në nëntor do të shkojnë derë më derë për ata që shmangin vaksinimin.

Më shumë se 100 milionë persona në Indi nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency.

Ministri indian i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfundojnë procesin e imunizimit dhe tha se punonjësit shëndetësorë në nëntor do të shkojnë derë më derë për ata që shmangin vaksinimin, raportoi Guardian.

"Jam i sigurt se ata mendojnë se një dozë do të jetë e mjaftueshme", tha Bhavna Dewan, një punonjëse e shëndetësisë që punon në rajonin Nainital.

Rreth 77 për qind e popullsisë në Indi morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa vetëm 34 për qind morën të dytën.

Në Indi, e cila ka pësuar humbje të mëdha në luftën kundër COVID-19, numri i rasteve ditore ka rënë nën 30.000 në 29 ditët e fundit.