Gjermania paralajmëron valë të re të refugjatëve
Sharr Travel

Gjermania paralajmëron valë të re të refugjatëve

"Zgjidhja e problemit të emigracionit do të jetë e mundur vetëm përmes Bashkimit Evropian", theksoi ministri Seehofer.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, paralajmëroi për një valë të re të madhe refugjatësh pasi mijëra refugjatë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe afganë po përpiqen të hyjnë ilegalisht përmes kufirit lindor të Bashkimit Evropian me Bjellorusinë.

"Dy ditë më parë, për herë të parë në shumë vite, ne kishim mbi 1.000 migrantë në ditë. Nëse vazhdohet, atëherë e dini se ka nevojë urgjente për veprim", tha për transmetuesit lokal BILD TV, Seehofer.

Ai bëri thirrje për një strategji të përbashkët të BE-së për emigracionin që synon zgjidhjen e përkeqësimit të krizës së refugjatëve.

"Zgjidhja e problemit të emigracionit do të jetë e mundur vetëm përmes Bashkimit Evropian", theksoi Seehofer.

Berlini ka rritur patrullimin e tij kufitar me Poloninë, duke vendosur 800 policë shtesë për të frenuar fluksin e emigrantëve që përpiqen të hyjnë në BE përmes Bjellorusisë, sipas Ministrisë së Brendshme.

Për javë të tëra, persona kryesisht nga Iraku, Siria, Irani dhe Afganistani thuhet se kanë ardhur në Gjermani nga Polonia pasi kishin hyrë më parë në Bjellorusi dhe duke kaluar në BE.

Deri më sot, Gjermania është ende duke u përballur me pasojat e politikës së saj të dyerve të hapura të vitit 2015, duke lejuar qindra mijëra refugjatë të hyjnë në vend.


MË SHUME NGA Bota