Unioni Afrikan pezullon Sudanin nga të gjitha aktivitetet
Sharr Travel

Unioni Afrikan pezullon Sudanin nga të gjitha aktivitetet

Këshilli kompetent Afrikan për Politikë, Paqe dhe Siguri (PAPS) njoftoi se vendimi do të mbetet në fuqi deri në rivendosjen e qeverisë kalimtare sudaneze të formuar më shumë se dy vjet më parë, pas rrëzimit të ish-presidentit Omar al-Bashir.

Unioni Afrikan ka pezulluar Sudanin nga të gjitha aktivitetet e tij, raporton Anadolu Agency.

Këshilli Afrikan për Politikë, Paqe dhe Siguri (PAPS) njoftoi se vendimi do të mbetet në fuqi deri në rivendosjen e qeverisë kalimtare sudaneze të formuar më shumë se dy vjet më parë, pas rrëzimit të ish-presidentit Omar al-Bashir.

Në njoftimin gjithashtu bëhet thirrje për rivendosjen e një qeverie kalimtare që mblodhi së bashku zyrtarët ushtarakë dhe civilë sudanezë.

Ushtria sudaneze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën, duke shpërbërë Këshillin e Sovranitetit dhe qeverinë, disa orë pasi arrestoi kryeministrin Abdalla Hamdok dhe ministrat në qeverinë civile.

Të tronditur nga kontrolli ushtarak, Kombet e Bashkuara dhe shumë shtete kanë bërë thirrje për kthim në procesin e tranzicionit që është planifikuar të kulmojë në zgjedhjet kombëtare.

Para marrjes së pushtetit ushtarak, Sudani qeverisej nga Këshilli Sovran i Autoriteteve Ushtarake dhe Civile, i cili mbikëqyri periudhën e tranzicionit deri në zgjedhjet e vitit 2023.​​​​​