BE: Njohje reciproke e pasaportës shëndetësore me BM-në
Sharr Travel

BE: Njohje reciproke e pasaportës shëndetësore me BM-në

Certifikatat Covid të lëshuara nga Britania e Madhe dhe Armenia janë ekuivalente me certifikatën dixhitale të lëshuar nga Bashkimi Evropian, sipas dy vendimeve të miratuara sot nga Komisioni Evropian.

“Të dy vendet do të lidhen me sistemin e BE-së dhe për këtë arsye certifikatat e tyre Covid do të pranohen në BE në të njëjtat kushte si certifikata evropiane”, njoftoi KE.

Vendimi evropian parashikon reciprocitet: Londra dhe Jerevani do të pranojnë certifikatat e lëshuara nga BE-ja për të lejuar hyrjen në vendet e tyre./atsh