Von der Leyen: Veprim urgjent për arritjen e neutralitetit klimatik
Sharr Travel

Von der Leyen: Veprim urgjent për arritjen e neutralitetit klimatik

Nevojitet veprim urgjent në lidhje me klimën dhe COP26 do të jetë momenti i së vërtetës, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp për G20-n dhe COP26-n.

“Për klimën, ne kemi nevojë për udhëheqje, Evropa është kontinenti i parë në rrugën drejt arritjes së neutralitetit klimatik deri në vitin 2050”.

“Ne duam t’i themi botës se mund të rritemi ekonomikisht dhe të zvogëlojmë emetimet”, theksoi von der Leyen.

“Ne po shohim progres për vendet më të cenueshme, por duhet të bëjmë më shumë”, shtoi ajo, ndërsa u ndal në dosjen e financimit.

BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë tashmë donatorët kryesorë për financimin e klimës, me më shumë se 25 miliardë dollarë në vit.

Kreu i ekzekutivit të BE-së theksoi se pret që kjo shifër të rritet në ditët në vijim, ndërsa pohoi angazhimin për të siguruar një integrim prej pesë miliardë eurosh deri në vitin 2027./atsh


MË SHUME NGA Bota