20:46 / 29.10.2021
Poloni, parlamenti miraton ndërtimin e barrierës kundër emigrantëve
Parlamenti polak miratoi sot përfundimisht planin e qeverisë për të ndërtuar një mur në kufirin me Bjellorusinë, me synim për të parandaluar emigrantët dhe refugjatët të kalojnë në Poloni.
Kostoja e murit llogaritet në 353 milionë euro dhe do të shtrihet për 100 kilometra, deri në kufirin lindor të Bashkimit Evropian.
Presidenti polak Andrzej Duda ka bërë të ditur se do ta firmosë këtë ligj sapo të miratohet nga parlamenti./atsh























