Guterres thirrje për barazi vaksinash
BKT
   Bota

Guterres thirrje për barazi vaksinash

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi ka kaluar 5 milionë në mbarë botën në më pak se dy vjet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres sot ka bërë thirrje për barazi vaksinash për të gjithë pasi numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi ka kaluar 5 milionë në mbarë botën në më pak se dy vjet.

"Ne duhet të vazhdojmë të sigurojmë që të gjithë kudo të kenë akses në vaksinat dhe trajtimet e nevojshme urgjentisht", tha Guterres në Twitter, duke përmendur situatën aktuale, pasi "bota jonë ka arritur një tjetër moment historik tragjik" me 5 milionë vdekje për shkak të COVID-19.

Ai nënvizoi se “vetëm së bashku” me solidaritet, bota do ta kapërcejë pandeminë COVID-19.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi ka kaluar në mbi 5 milionë në mbarë botën në më pak se dy vjet, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të dhënat e institucionit me bazë në SHBA treguan se më shumë se 246,8 milionë janë infektuar nga virusi që u shfaq në Kinë në dhjetor të vitit 2019 dhe që atëherë është përhapur në çdo cep të botës.​​​​​​​