SHBA – Thesari merr 1,02 trilionë dollarë hua në T4 2021
Thesari i SHBA-së bëri të ditur se po planifikon të marrë hua afërsisht 1,02 trilionë dollarë në tremujorin e katërt të këtij viti, shuma më e madhe që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në muajt e parë të vitit 2020.
”Shuma e vlerësuar është 312 miliardë dollarë më e lartë se pritshmëria e mëparshme e bërë në gusht për shkak të bilancit më të ulët të fillimit të tremujorit, i kompensuar disi nga bilanci më i ulët në fund të tremujorit dhe nga arkëtimet më të larta”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë.
Ndërsa Thesari mori hua 103 miliardë dollarë në periudhën korrik-shtator të këtij viti, ai e mbylli tremujorin e tretë me një bilanc monetar prej 215 miliardë dollarësh.
Vlerësohet se bilanci i parave deri në fund të dhjetorit do të jetë 650 miliardë dollarë.
Departamenti gjithashtu theksoi se pret të marrë hua 476 miliardë dollarë në periudhën janar-mars 2022, duke parashikuar një bilanc të parave prej 650 miliardë dollarësh deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.
Huamarrja aktuale e Thesarit do të varet nga vendimi i Kongresit të SHBA-së për rritjen ose pezullimin e kufirit të borxhit të vendit.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka paralajmëruar vazhdimisht ligjvënësit në muajt e fundit se ”falimentimi i borxhit do të ishte katastrofik dhe ka të ngjarë të vendosë SHBA-në në rrugën drejt një recesioni”./atsh























