17:18 / 02.11.2021
SHBA, shkon në mbi 747 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 46 milionë.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 747.167, prej të cilëve 1.330 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 46 milionë, me 122.619 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,93 milionë raste të konfirmuara dhe afro 72 mijë të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 221,7 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 192,5 milionë dozën e dytë dhe mbi 19,1 milionë kanë marrë tri doza.























