Rrëzohet një avion mallrash në Sudanin e Jugut, 5 të vdekur
BKT
   Bota

Rrëzohet një avion mallrash në Sudanin e Jugut, 5 të vdekur

Avioni Antonov An-26 u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti i kryeqytetit Juba.

Në Sudanin e Jugut është rrëzuar një avion mallrash me 5 persona në bord, ndërsa autoritetet besojnë se nuk ka të mbijetuar, raporton Anadolu Agency.

Avioni Antonov An-26 u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti i kryeqytetit Juba.

Drejtor i përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar Juba, Kur Kuol, tha se avioni u rrëzua në zonën Gondokoro në Juba County, që ndodhet në bregun lindor të lumit Nil.

“Ne e dimë se në avion ishin pesë anëtarë të ekuipazhit. Besoj se nuk ka të mbijetuar”, tha ai, duke shtuar se zyrtarët do të konfirmojnë viktimat pasi të kërkojnë vendin e rrëzimit.

Një dëshmitar që foli për AA përmes telefonit tha se ka parë rrënojat e djegura të avionit dhe nuk kishte shenja të ndonjë të mbijetuari.​​​​​​​