Japonia premton 10 miliardë $ për projektin zero emetime të karbonit në Azi
BKT
   Bota

Japonia premton 10 miliardë $ për projektin zero emetime të karbonit në Azi

Kryeministri japonez, Kishida përsëriti angazhimin e Japonisë për neutralitetin e emetimit të karbonit deri në vitin 2050.

Japonia ka premtuar të paktën 10 miliardë dollarë për arritjen e synimit zero emetime të karbonit në Azi, deklaroi kryeministri i vendit, Fumio Kishida në konferencën ndërkombëtare në vazhdim mbi klimën në Skoci.

"Japonia do të bëjë përpjekje për të ndërmarrë përpjekje drejt emetimeve zero në Azi, motori i rritjes ekonomike globale", tha Kishida në paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare që kur u rizgjodh si kryeministër të dielën e kaluar.

Ai u adresua në konferencën e klimës në Glasgow të Skocisë të martën. Sipas tij, fondet, mbi angazhimet financiare të bëra vitin e kaluar, do të përdoren gjatë 5 viteve të ardhshme.

Kishida përsëriti angazhimin e Japonisë për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, përveç reduktimit të emetimeve të gazeve serrë me 46 për qind deri në vitin 2030.

"Për të krijuar një shoqëri të dekarbonizuar, Japonia do të prezantojë energjinë e rinovueshme sa më shumë që të jetë e mundur dhe do të udhëheqë rrugën në tranzicionin e energjisë së pastër, me një fokus të veçantë në Azi", tha ai, duke shtuar se Japonia përmes Iniciativës së Tranzicionit të Energjisë në Azi, "do të zhvilloni projekte të rëndësishme me vlerë 100 milionë dollarë për të transformuar energjinë termike me lëndë djegëse fosile në energji termike me emetim zero, si amoniaku dhe hidrogjeni".

Në qershor të vitit të kaluar, Japonia njoftoi një kontribut me vlerë 60 miliardë dollarë si në financat publike ashtu edhe private për klimën në 5 vitet e ardhshme.

Ai u takua me presidentin e SHBA-së Joe Biden, në takimin e tyre të parë në margjinat e konferencës në Glasgow, ku të dy palët ranë dakord të "rrisin aleancën dypalëshe dhe të bashkëpunojnë ngushtë drejt një rajoni të lirë dhe të hapur" Azi-Paqësor ku të dy vendet po punojnë me aleatët e tyre, përfshirë Australinë dhe Indinë, për të kufizuar ndikimin e Kinës.