Minneapolis, votuesit refuzojnë planin e shkurtimit të fondeve për policinë
Propozimi u nxit pas vrasjes së George Floyd nga një oficeri i Minneapolisit.
Votuesit në Minneapolis të Minesotas, ku vrasja e afro-amerikanit George Floyd nga një oficer policie shkaktoi demonstrata në mbarë botën, hodhën poshtë një propozim për të shkurtuar fondet për departamentin aktual të policisë, raporton Anadolu Agency.
Me pothuajse të gjitha votat në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, propozimi ishte refuzuar me 56 për qind kundrejt 44 për qind. Votimi u ndoq nga afër në mbarë vendin, pasi aktivistët në qytete të tjera shpresonin të vazhdonin këtë praktikë edhe në qytetet tjera.
Propozimi kërkonte ndryshimin e statutit të qytetit për të zëvendësuar departamentin e policisë me një "Departament të Sigurisë Publike" të që do të merrte një "qasje gjithëpërfshirëse të shëndetit publik", që do të merrej me krimin jo të dhunshëm. Por specifikat se si do të funksiononte departamenti i ri do tu liheshin në dorë kryetarit të bashkisë dhe këshillit të qytetit.
Vdekja afro-amerikanit Floyd, e cila u shkaktua nga vendosja e gjurit në qafë nga ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin, e filmuar në video në celular për rreth nëntë minuta në maj 2020, shkaktoi revoltë kombëtare dhe trazira disa ditore në Minneapolis.
Në ditët pas vdekjes së Floyd-it, kryebashkiaku i tronditur i Minneapolis-it, Jacob Frey, u fishkëllye në një tubim "Black Lives Matter" kur tha se favorizonte ndryshime të thella strukturore në departamentin e policisë, por jo ta "zhvlerësonte" atë ose ta zëvendësonte atë. Frey përsëri ka kandiduar për rizgjedhje, kurse të martën vonë, u duk se ishte në rrugë për të mbajtur postin e tij.
Kritikët thanë se departamenti i policisë kishte një histori racizmi dhe menjëherë pas vdekjes së Floyd, Këshilli i Qytetit të Minneapolis u zotua të shkurtonte financimin ndaj departamentit. Ai plan dështoi, por muaj më vonë, këshilli i qytetit votoi për të devijuar miliona dollarë nga departamenti i policisë në shërbime të tjera të qytetit.
Por në muajt më pas, morali në departamentin e policisë u ul dhe qindra policë të Minneapolis u larguan. Në vitin 2021, qyteti ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për të shpallur vende pune në departamentin e policisë.
Krimi në qytet, si në qytetet e tjera të mëdha amerikane këtë vit, është rritur. Në veçanti, Minneapolis ka regjistruar një numër të madh grabitje të makinave. Mbështetësit e propozimit të "zhvlerësimit të policisë" thonë se rritja e krimit po ndodh nën status quo-në e sistemit aktual dhe kjo është arsyeja pse ata kërkuan zëvendësimin e sistemit.























