Sekretari amerikan i Shtetit takon ministrin e Jashtëm të EBA-së
BKT
   Bota

Sekretari amerikan i Shtetit takon ministrin e Jashtëm të EBA-së

Blinken dhe homologu i tij i EBA-së u takuan dje në margjinat e seancës së 26-të të Konventës të Kombeve të Bashkuara për Konferencën e Palëve për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow të Skocisë dhe diskutuan një sërë çështjesh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed al-Nahyan.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Blinken dhe homologu i tij i EBA-së u takuan dje në margjinat e seancës së 26-të të Konventës të Kombeve të Bashkuara për Konferencën e Palëve për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow të Skocisë dhe diskutuan një sërë çështjesh.

“SHBA-ja është e shqetësuar për sigurimin e tregjeve të balancuara mirë të energjisë dhe u bën thirrje prodhuesve kryesorë të energjisë, si Emiratet e Bashkuara Arabe, të rrisin më tej prodhimin derisa tregjet e energjisë dhe kushtet më të gjera ekonomike të normalizohen në vazhdën e pandemisë COVID-19”, thuhet në deklaratë.

U diskutuan edhe çështje tjera të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale, thuhet në deklaratë, duke përfshirë zhvillimet në Liban dhe Siri.

“Sekretari Blinken përsëriti gjithashtu mbështetjen e fortë të SHBA-së për aspiratat e popullit sudanez për demokraci dhe theksoi nevojën për rivendosjen e menjëhershme të qeverisë kalimtare të udhëhequr nga civilët në Sudan”, theksohet në deklaratë.