Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës jep dorëheqje
BKT
   Bota

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës jep dorëheqje

Një përfaqësues i Këshillit të Ministrave të Ukrainës, tha se Andriy Taran ka dhënë dorëheqje nga parlamenti ukrainas.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Andriy Taran, ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency.

Taras Melnichuk, një përfaqësues i Këshillit të Ministrave të Ukrainës, tha se Taran ka dhënë dorëheqje nga parlamenti ukrainas.

Ai nuk ka treguar arsyen e këtij vendimi. Thuhet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbështet kandidaturën e Oleksiy Reznikov për postin e ministrit të Mbrojtjes.