7 persona të vdekur nga rrëzimi i avionit bjellorus
BKT
   Bota

7 persona të vdekur nga rrëzimi i avionit bjellorus

Të paktën 7 persona kanë vdekur kur një avion bjellorus i mallrave u rrëzua të mërkurën në juglindje të Siberisë.

Avioni Antonov An-12, në pronësi të kompanisë bjelloruse Grodno, u rrëzua dhe mori flakë pranë qytetit Irkutsk. Shkaku i incidentit nuk është ende i qartë.

“E vetmja gjë që mund të shohim është se, për fat të keq, të gjithë kanë vdekur”, tha Igor Kobzev, guvernator rajonal i Irkutskut, raporton euronews.al.

Zyrtarët bjellorusë thanë se avioni është drejtuar nga një ekuipazh prej tre bjellorusësh, dy rusësh dhe dy ukrainasish.

Zyrtarët rusë thanë se kanë nisur hetimet për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë së transportit.