Rastet me COVID-19 në Francë rriten, rivendoset kërkesa për maska
Në 39 departamente rajonale të Francës, ku rastet e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë kaluar pragun alarmues, maskat e fytyrës përsëri do të bëhen të detyrueshme në shkollat.
Zëdhënës i qeverisë franceze, Gabriel Attal, tha se teksa shkollat në vend do të rihapen më 8 nëntor pas pushimeve të shkurtra, rregulli i mbajtjes së maskës do të rivendoset në shkollat fillore mes shqetësimeve për rastet e reja me COVID-19.
39 departamente rajonale janë shtuar në listën e 22 departamenteve ku maskat u shpallën të detyrueshme muajin e kaluar, duke e çuar totalin në 61 ose gati gjysmën e territorit francez.
Attal tha se në 39 departamentet në fjalë, shkalla e incidencës është mbi 50 raste në javë për 100 mijë banorë dhe për këtë arsye maskat në shkollat fillore do të rihapen përsëri.
cSipas protokollit shkollor të shpallur nga Ministria e Arsimit, nëse një departament ka qarkullimit të ulët të virusit dhe shkalla e incidencës është më pak se 50 raste për 100 mijë banorë për pesë ditë me radhë, atëherë nxënësit e shkollave fillore nuk do të kenë nevojë të mbajnë maska.
Teksa numri i rasteve të reja ditore është dukshëm më i ulët, Attal tha se sapo situata të përkeqësohet masat shëndetësore që u hoqën do të rivendosen përsëri.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi ka regjistruar 10.050 raste të reja, 39 viktima dhe 6.764 pacientë me COVID-19 të shtruar në spitale.























