Portugali, pranohet propozimi i presidentit për shpërndarjen e parlamentit
BKT
   Bota

Portugali, pranohet propozimi i presidentit për shpërndarjen e parlamentit

Këshilli i Shtetit të Portugalisë, i kryesuar nga presidenti Marcelo Rebelo de Sousa, vendosi të mërkurën të shpërndajë Parlamentin pasi deputetët refuzuan projektligjin e qeverisë për buxhetin e vitit 2022.

Në një deklaratë, Zyra e presidentit tha se shumica e anëtarëve të trupit konsultativ miratuan propozimin e presidentit për shpërndarjen e parlamentit.

Presidenti De Sousa pritet të shpallë datën për zgjedhje të parakohshme menjëherë pas konsultimeve me liderët e partive kryesore politike.

Projektligji i buxhetit për vitin 2022, i cili u dorëzua nga qeveria e pakicës së majtë, u refuzua nga parlamenti javën e kaluar.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen në janar, sipas mediave lokale.

Partia Socialiste (PS) e cila drejtoi vendin me një qeveri të pakicës me mbështetjen e jashtme të Partisë Komuniste dhe Bllokut të Majtë, nuk e mbështeti buxhetin me arsyetimin se premtimet e tyre për rritje të pagës minimale dhe pensioneve, duke luftuar kundër varfërisë ndërsa ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar në faturat e energjisë elektrike nuk u realizua.

Kryeministri socialist i Portugalisë, Antonio Costa, i cili formoi një qeveri të pakicës pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor 2019, ka shërbyer si kryeministër për gjashtë vjet. Ai u rizgjodh më 6 tetor 2019.

Sondazhet tregojnë se Partia Socialiste në pushtet është favoriti kryesor për të fituar zgjedhjet, por nuk është e sigurt nëse do të jetë në gjendje të formojë qeveri të shumicës./AA