Ukraina regjistron numrin më të madh të rasteve ditore me COVID-19
BKT
   Bota

Ukraina regjistron numrin më të madh të rasteve ditore me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 699 viktima si pasojë e COVID-19 ndërsa 27.377 raste të reja.

Ukraina regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë së COVID-.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 151.504 persona e kanë kryer testin për COVID-19.

Me 27.377 raste në 24 orët e fundit në vend është regjistruar numri më i lartë i rasteve që nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit 699 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19.

Që nga maji në Ukrainë numri i rasteve filloi të bie ndërsa në shtator filloi sërish rritja e rasteve.

Sipas situatës së pandemisë, rajonet në vend ndahen në "të gjelbra", "të verdha", "portokalli" dhe "të kuqe".

Në vendin ku zbatohen masat më të rrepta në zonën e kuqe dhe masat më të lehta në zonën e gjelbër, shumë rajone ndodhen në zonën e kuqe.

Për shkak të rasteve në rritje në kryeqytetin Kiev, nga 1 nëntori hyri në zonë të kuqe dhe masat u shtuan në qytet.

Numri i të vaksinuarve kalon 10 milionë

Në vend, ku fushata e vaksinimit masiv filloi më 24 shkurt, në 24 orët e fundit janë aplikuar 299.272 vaksinime.

Numri i përgjithshëm i vaksinimeve në vend arriti në 10.895.720.