SHBA, Phil Murphy siguron mandatin e dytë si guvernator i New Jersey
Guvernatori i deritanishëm mposhti rivalin e tij republikan, Jack Ciattarelli.
Demokrati Phil Murphy siguroi mandatin e dytë me një fitore të ngushtë si guvernator i shtetit amerikan New Jersey të mërkurën, pasi mposhti republikanin Jack Ciattarelli.
Associated Press raportoi për garën, duke thënë se Murphy doli fitues ndaj rivalit të tij me një diferencë 50.02 për qind, kundrejt 49.23 për qind me 90 për qind të rezultateve të dërguara nga zonat.
Me këtë fitore, Murphy është bërë demokrati i parë në 44 vjet që fiton mandatin e dytë si guvernator në New Jersey.
Senatori i New Jersey, Cory Booker uroi Murphy-n për fitoren dhe rizgjedhjen e tij.
"Urime mikut tim dhe guvernatorit tonë të madh Phil Murphy NJ për rizgjedhjen. Ju e keni çuar përpara shtetin tonë në mes të një krize të paprecedentë. Për New Jersey dhe udhëheqjen tuaj, na presin ditë më të mira", shkroi Booker në Twitter.
Fitorja e demokratëve në Garden State erdhi një ditë pas fitores së republikanit Glenn Youngkin në garën për guvernator të Virxhinias. Youngkin mundi demokratin Terry McAuliffe duke marrë rezidencën e guvernatorit.
Murphy bëri betimin si guvernator i 56-të i New Jersey më 16 janar 2018.























