Liberia merr 68 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19
BKT
   Bota

Liberia merr 68 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë në Liberi, Wilhelmina Jallah deklaroi se vaksinat e marra do të ndihmojnë në luftën kundër pandemisë në vend.

Liberia ka marrë 68 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson si pjesë e luftës kundër COVID-19.

Në kryeqytetin Monrovia arritën 68 mijë doza të vaksinës Johnson & Johnson, të ofruara në kuadër të Programit Global të Aksesit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vaksinat kundër COVID-19, i cili synon të sigurojë qasje të barabartë ndaj vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ministrja e Shëndetësisë në Liberi, Wilhelmina Jallah deklaroi se vaksinat e marra do të ndihmojnë në luftën kundër pandemisë në vend.

Liberia, e cila ka një popullsi prej rreth 5 milionë banorësh, që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 287 viktima nga COVID-19 dhe 5.815 raste.