Johnson nën presion pas largimit nga COP26 me avion privat
BKT
   Bota

Johnson nën presion pas largimit nga COP26 me avion privat

Kryeministri britanik, Boris Johnson thuhet se iku nga samiti i klimës, COP26, në Skoci, me një avion privat për të marrë pjesë në një darkë me ish-redaktorin e ”Daily Telegraph”, Charles Moore.

”Daily Mirror” pretendon se kryeministri u largua nga konferenca në Glasgou në orën 18:20 dhe mbërriti në London Stansted në orën 19:16, përpara se të shkonte në klubin privat ”Garrick” vetëm për një darkë me ish-gazetarët e ”Telegraph”.

Largimi i Johnson u kritikua si “hipokrizi shqetësuese” nga kreu i Partisë Laburiste, Anneliese Dodds, pasi kryeministri hapi samitin duke iu lutur delegatëve të ndalonin “mbulimin e Tokës nën një batanije të padukshme me CO2”.

Dodds tha se “kjo është hipokrizi e pabesueshme nga ana e kryeministrit, pasi paralajmëroi liderët botërorë se duhet parandaluar katastrofën klimatike”.

“Duket se kur bëhet fjalë për marrjen e masave për të trajtuar krizën klimatike, ekziston një rregull për konservatorët dhe një rregull tjetër për pjesën tjetër të botës”, theksoi Dodds./atsh