Osmanaj: Qeveria duhet të kujdeset që statuti i mjekëve të rregullohet
Zëvendëskryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve, Shaban Osmanaj, ka thënë se Qeveria duhet të kujdeset më shumë që statuti i mjekëve të rregullohet.
Në një intervistë në Klan Kosova, ai tregoi me cilat sfida përballen mjekët në Kosovë dhe foli për zgjedhjet për kuvendin e Odës së Mjekëve.
Osmanaj ndër të tjerash tha se Oda e Mjekëve ka një rol të rëndësishëm pasi mbron interesat e profesionistëve shëndetësor.
“Oda e Mjekëve është organizatë e profesionistëve shëndetësor, mbron interesat e tyre, kujdeset për edukimin e vazhdueshëm profesional. Çdo mjek është i obliguar të ndjekë edukimin e vazhdueshëm profesional, duhet të jenë në ngjarje të botës mjekësore brenda pesë viteve dhe duhet të ndjekë trajnime të ndryshme”.
“Oda e Mjekëve shpesh herë ka shprehur pakënaqësitë e tyre në kushtet e punës, ka pas disa herë protesta. Në këto ditë, qeveria ka ndarë një shumë të caktuar sadopak mund të ndihmojë sepse nuk është e lehtë, sepse ka raste që 24 kanë bërë kujdestari, dhe nuk është e lehtë, familja çështja e lodhjes, mendoj që me ligjin e ri të pagave qeveria duhet të kujdeset më shumë që statuti i mjekëve të rregullohet”.
Sa i përket zgjedhjeve për kuvendin e Odës së Mjekëve dhe kryetarin e saj, Osmanaj tregoi se nga 1 nëntori është shpallur dita e zgjedhjeve deri më 1 dhjetor.
“Brenda 10 ditësh, KQZ ka për obligim të shpallë listën e mjekëve me të drejtë vote, deri më tani janë përafërsisht mbi 4470 mjekë”.























