COVID-19 – Shifrat në rritje ulin në tryezë ministrat e landeve gjermane
BKT
   Bota

COVID-19 – Shifrat në rritje ulin në tryezë ministrat e landeve gjermane

Ministrat e Shëndetësisë nga të gjitha landet gjermane hynë në ditën e fundit të një konference të fokusuar në pandeminë e koronavirusit, mes rritjes së incidencës së infeksionit dhe rritjes së vdekshmërisë në valën e katërt të pandemisë që goditi vendin.

”Shifra e incidencës shtatëditore arriti në 169,9 për 100 000 banorë duke tejkaluar maksimumin prej 169,3 të regjistruar më 26 prill gjatë valës së tretë”, raportoi Instituti Robert Koch (RKI).

Megjithatë, shifra është më e ulët nga 197,6 e regjistruar më 12 dhjetor në kulmin e valës së dytë.

Kjo statistikë, treguesi i preferuar i RKI, është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë javës së kaluar.

RKI regjistroi 154 vdekje në 24 orët e fundit nga 121 në të njëjtën periudhë një javë më parë.

Shifrat, të cilat ndryshojnë shumë nga rajoni në rajon, konsiderohen thelbësore për të vendosur masat për të përmirësuar virusin dhe për të lehtësuar presionin mbi shërbimet shëndetësore.

Në takimin e tyre në Lindau, në brigjet e liqenit të Konstancës, ministrat e Shëndetësisë të landeve mbështetën një fushatë vaksinimi të intensifikuar mes kundërshtimeve të vazhdueshme ndaj vaksinave në një pjesë të popullsisë.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Jens Spahn theksoi se ”ka një marrëveshje për t’u dhënë përparësi të moshuarve”./ atsh