3 ton qymyr për të nxitur vaksinimin anti-Covid në Rusi
BKT
   Bota

3 ton qymyr për të nxitur vaksinimin anti-Covid në Rusi

Në rajonin e Khabarovsk, në ekstremin lindor të Rusisë, autoritetet për të nxitur vaksinimin kundër Covid-19, kanë organizuar një lotari.

Pjesëmarrësit, qytetarë nga mosha 18 vjeç e sipër duhet të vaksinohen nga data 1 deri në 30 nëntor.  Çmimet do të ndahen në datë 1 dhjetor.

Ndër çmimet e parashikuara, janë një kupon për pastrimin e dhëmbëve, një për prerje flokësh dhe 3 ton qymyr.