Francë,gjendja e alarmit për gripin e shpendëve u ngrit në nivel të "lartë"
BKT
Shëndetësi

Francë,gjendja e alarmit për gripin e shpendëve u ngrit në nivel të "lartë"

Në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare thuhet se shpendët në Francë duhet të vendosen në karantinë për shkak të përkeqësimit të situatës së gripit të shpendëve në Evropë.

Gjendja e alarmit për gripin e shpendëve në Francë është ngritur në një nivel "të lartë".

Në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare thuhet se shpendët në Francë duhet të vendosen në karantinë për shkak të përkeqësimit të situatës së gripit të shpendëve në Evropë.

Gjithashtu thuhet se gjendja e alarmit për gripin e shpendëve në vend është ngritur në një nivel "të lartë".

Në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë thuhet se në Evropë që nga fillimi i vitit janë zbuluar 130 raste të gripit të shpendëve, prandaj dhe gjendja e alarmit është dashur të ngrihet në një nivel “të lartë”.

Në njoftim theksohet se janë marrë masat e nevojshme për shpendët.

Më 10 shtator, gjendja e alarmit për gripin e shpendëve në Francë u rrit nga "i parëndësishëm" në "i moderuar".

Në vend vitin e kaluar nga nëntori deri në maj u regjistruan më shumë se 500 raste të gripit të shpendëve dhe u detyruan të asgjësojnë 3.5 milionë shpendë.


MË SHUME NGA Shëndetësi