Meksikë, arrestohen 30 migrantë në përpjekje për të kaluar në SHBA
Karvani i migrantëve nga shteti meksikan Chiapas që u nisën drejt kufirit amerikan, sulmuan me gurë dhe shkopinj forcat e sigurisë që përpiqeshin t`i ndalojnë.
Të paktën 30 migrantë nga Amerika Qendrore janë arrestuar pas përplasjes së tyre me Gardën Kombëtare, në përpjekje për të marshuar drejt kufirit amerikan nga pjesa juglindore e Meksikës.
Sipas lajmeve në mediat meksikane, migrantët e parregullt që përpiqeshin të arrinin në SHBA për një jetë më të mirë për shkak të problemeve si dhuna, papunësia dhe varfëria në vendet e tyre, u përplasën me policinë.
Karvani i migrantëve nga shteti meksikan Chiapas që u nisën drejt kufirit amerikan, sulmuan me gurë dhe shkopinj forcat e sigurisë që përpiqeshin t'i ndalojnë. Në incident policia arrestoi 30 migrantë.
Sipas vlerësimeve të Institutit Kombëtar të Migracionit (INM), në karvanin e parregullt të migrantëve gjenden më shumë se 4.000 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.
Synimi është SHBA-ja
Migrantët e parregullt që fillimisht synojnë të arrijnë në qytezën Villa Comaltitlan të shtetit meksikan Chiapas, më pas nëpërmjet Meksikos synojnë të kalojnë në SHBA.
Për shumë vite, shumë migrantë të parregullt, të cilët janë nisur nga vendet e Amerikës Qendrore, po përpiqen të arrijnë në SHBA nëpërmjet Guatemalës dhe Meksikës.























