Politikanët rumunë përhapin dezinformata për vaksinimin
BKT
   Bota

Politikanët rumunë përhapin dezinformata për vaksinimin

Diana Sosoaca, avokate, 45 vjeçe, është një nga kundërshtaret më të zëshme të vaksinimit në Rumani. Ajo është gjithashtu deputete e Parlamentit rumun.

Në Facebook, 24,000 postime dhe 18 milionë reagime që përmbajnë fjalën “Sosoaca” janë regjistruar gjatë vitit të kaluar.

Emri “Diana Sosoaca” shfaqet në titullin e 38 faqeve dhe grupeve në Facebook.

Këto shifra e nxjerrin atë shumë më përpara politikanëve të tjerë rumunë sa i përket shtrirjes në mediat sociale.

Në një nga videot më të popullarizuara në Facebook, më 27 tetor, Sosoaca u është drejtuar rumunëve që janë vaksinuar kundër koronavirusit: “Keni shkuar në qendrat e vaksinimit si qengjat në thertore”.

Pak vende në Evropë janë shkatërruar më shumë nga koronavirusi sesa Rumania.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend i Evropës Lindore me rreth 19.3 milionë banorë ka regjistruar mbi 1.7 milion raste me koronavirus dhe mbi 50,700 viktima.
 

Rumania e ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian - vetëm pak përpara Bullgarisë fqinje - dhe një nga normat më të larta në botë të vdekshmërisë për kokë banori.