Norvegji, një sulmues me thikë neutralizohet nga policia
Në një deklaratë të bërë nga zyrtarët e policisë theksohet se një person ka kërcënuar me thikë njerëzit përreth në kryeqytetin Oslo dhe mjeti i ekipit të patrullës ka marrë masa për ndalimin e sulmuesit.
Në Norvegji është qëlluar për vdekje nga policia një person që kërcënoi kalimtarët me thikë.
Në një deklaratë të bërë nga zyrtarët e policisë theksohet se një person ka kërcënuar me thikë njerëzit përreth në kryeqytetin Oslo dhe mjeti i ekipit të patrullës ka marrë masa për ndalimin e sulmuesit.
Në deklaratë thuhet se sulmuesi ka sulmuar veturën dhe ka tentuar të hapë derën, ku dhe është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë.
Gjithashtu thuhet se sulmuesi ka plagosur një oficer policie dhe se nuk ka asnjë informacion se incidenti kishte lidhje me terrorizëm.























