Qumështor special me kanellë, receta me ëmbëlsi të lehtë
BKT
Kuzhina

Qumështor special me kanellë, receta me ëmbëlsi të lehtë

Receta të ëmbla apo të kripura, të gatuara prej shekujsh me radhë, të trashëguara brez pas brezi e kanë shndërruar kuzhinën shqiptare në një nga më të veçantat e kulinarisë.

Një qumështor nga duart e amvisave shqiptare do të magjepste këdo me shijen e tij.

Është një nga ëmbëlsirat më të shijshme të kuzhinës shqiptare.

Përgatitur nga mjeshtëria dhe dashuria e amvisave shqiptare, unik, delikat e kremoz, qumështori është ndër ëmbëlsirat më tunduese të shijes.

I lehtë plot shije dhe fantastik, ndër të preferuarit në raste festash, qumështori ka mahnitur me shijen e tij këdo që e ka provuar.

Receta e qumështorit është traditë e të gjitha trevave shqiptare.

Më poshtë keni recetën e re të përgatitjes së qumështorit me kanellë në shtëpi. Një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar gjithë familjen, por edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.

Përgatitja e qumështorit në shtëpi.

Përbërësit:

1 litër e gjysmë qumësht

10 kokrra vezë

10 lugë gjelle miell

10 lugë gjelle sheqer

1 lugë e gjysmë gjelle kanellë

50 gramë gjalpë

Pak vanilje (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Hedhim në një tas vezët e më pas sheqerin dhe i rrahim pa ndërprerje derisa masa të njëtrajtësohet.

Më pas shtojmë, gjalpin të cilin më parë e kemi shkrirë. ju këshillon që gjalpin para se ta hidhni në masën e vezëve dhe sheqerit të siguroheni që të jetë jo i ngrohtë.

Më pas hedhim miellin bashkë me kanellën dhe e përzjejmë pa pushim në mënyrë që mielli të mos krijojë kokrriza.

Pasi masa të jetë bërë e njëtrajtshme shtojmë qumështin dhe i përzjejmë të gjitha bashkë.

Masën siç e kemi të lëngshme e hedhim në një tepsi ose tavë qelqi, të cilën më parë e kemi lyer përmes një furçe kuzhine me pak gjalpë.

Tepsinë me qumështor ose tavën e qelqit e fusim në furrë, të cilën më parë e kemi nxehur në temperaturën 200 gradë celcius.

Qumështorin e lëmë të piqet derisa pjesa e sipërfaqes së qumështorit të marrë ngjyrën e artë të pjekjes dhe masa të jetë mpiksur.

Pasi fiket furra, qumështori lihet edhe për 30 minuta në nxehtësinë e sobës. Kur e servirim, sipër e spërkasim me pak kanellë./agroweb