Vazhdon pritja e emigrantëve të parregullt në kufirin Bjellorusi-Poloni
Tensionet midis Polonisë dhe Bjellorusisë u përshkallëzuan të hënën pasi rreth 4.000 emigrantë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, u drejtuan drejt kufirit polak.
Vazhdon pritja e emigrantëve të parregullt në kufirin Bjellorusi-Poloni, në kërkim të kalimit në vendin anëtar të Bashkimit Evropian, Poloninë.
Të hënën, autoritetet polake shtuan mbrojtjen e kufirit duke mobilizuar mbi 12 mijë trupa pasi një grup i madh emigrantësh nisën të marshonin drejt kufirit të vendit, të shoqëruar nga ushtria bjelloruse.
Emigrantët e parregullt synojnë të kalojnë në Poloni dhe më pas në vendet tjera të BE-së.
Si NATO-ja, ashtu edhe BE-ja e konsiderojnë qasjen e qeverisë bjelloruse ndaj emigrantëve si një kërcënim hibrid që synon të destabilizojë dhe minojë sigurinë në vendet evropiane përmes mjeteve joushtarake.
Sipas vlerësimeve të muajit të kaluar, mbi 6.000 emigrantë, kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe Siria, u përpoqën të hynin në BE përmes kufirit Bjellorusi-Poloni, një rritje e ndjeshme nga 150 sa ishin vitin e kaluar.
Tensionet midis Polonisë dhe Bjellorusisë u përshkallëzuan të hënën pasi rreth 4.000 emigrantë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, u drejtuan drejt kufirit polak dhe u përpoqën të kapërcenin barrierat.
Rojet kufitare polake, policia dhe ushtarët përdorën gaz lotsjellës ndaj emigrantëve që u përpoqën të çanin gardhet me tela me gjemba.























