Maroku në dhjetor do të nisë fluturimet direkte për në Izrael
BKT
   Bota

Maroku në dhjetor do të nisë fluturimet direkte për në Izrael

Royal Air Maroc tha se do të organizojë pesë fluturime në javë midis Casablanca dhe Tel Aviv me një kohë të parashikuar prej pesë orë e gjysmë për fluturim.

Maroku planifikon të nisë fluturimet direkte për në Izrael duke filluar nga 12 dhjetori, bëri të ditur kompania ajrore shtetërore, raporton Anadolu Agency.

Royal Air Maroc tha se do të organizojë pesë fluturime në javë midis Casablanca dhe Tel Aviv me një kohë të parashikuar prej pesë orë e gjysmë për fluturim.

"Fluturimet e jashtme nga Casablanca në Tel Aviv do të organizohen të martën, të enjten dhe të dielën, ndërsa fluturimet e ardhshme nga Tel Avivi do të organizohen çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte", thuhet në deklaratë.

Biletat e klasit ekonomik do të shiten me çmime duke filluar nga 3400 dirhemë (350 dollarë) për një fluturim vajtje-ardhje.

Royal Airlines nënshkroi një protokoll bashkëpunimi me kompaninë izraelite, El Al, më 11 tetor të vitit 2018 dhe njoftoi synimin e saj për të ofruar shërbime të transportit ajror përmes Aeroportit "Mohammed V" në Casablanca dhe Aeroportit Ndërkombëtar "Ben Gurion" në Tel Aviv.

Izraeli gushtin e kaluar hapi zyrë përfaqësuese në Rabat.

Maroku u bë vendi i katërt arab që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020 pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit.