SHBA, bankat e ushqimit nuk janë në gjendje të përmbushin kërkesat
BKT
   Bota

SHBA, bankat e ushqimit nuk janë në gjendje të përmbushin kërkesat

Bankat e ushqimit që ofrojnë ndihmë për nevojtarët në SHBA po luftojnë për të përmbushur kërkesën për shkak të rritjes së çmimeve dhe problemeve të furnizimit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Bankat e ushqimit që ofrojnë ndihmë për nevojtarët në SHBA po luftojnë për të përmbushur kërkesat si pasojë e rritjes së çmimeve dhe problemeve të furnizimit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Katie Fitzgerald, menaxhere e biznesit të "Feeding America", një organizatë jofitimprurëse që koordinon më shumë se 200 banka ushqimore në SHBA, tha se rritja e çmimeve të ushqimeve ka goditur më shumë qytetarët që tashmë nuk kanë ushqim të sigurt.

Ajo theksoi se bankat e ushqimit nuk do të mund të përballojnë kostot e ushqimit që janë rritur 2 deri në 3 herë me pandeminë.

Në SHBA është rritur numri i bankave ushqimore që ndihmojnë familjet me vështirësi financiare si pasojë e pandemisë.

Megjithatë, rritja e çmimeve dhe problemet në zinxhirin e furnizimit e bëjnë të vështirë edhe ofrimin e ndihmës.

Sidomos para festës "Dita e Falënderimeve" dhe Vitit të Ri, nevojtarët po ballafaqohen me mungesë ushqimi.