SHBA-Kinë deklaratë të përbashkët për krizën klimatike
BKT
   Bota

SHBA-Kinë deklaratë të përbashkët për krizën klimatike

Dy emetuesit më të mëdhenj në botë duhet të ofrojnë ndihmën e tyre për të treguar rrugën drejt aksionit mbi klimën, tha sot John Kerry, i dërguari i posaçëm presidencial për klimën ndërsa SHBA-ja dhe Kina kanë njoftuar planet e përbashkëta për të rritur përpjekjet në vitet e ardhshme.

Të dy vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët në Glasgou për rritjen e përpjekjeve në kuadër të aksionit mbi klimën në vitet 2020, duke nisur me planin për të ulur emetimet.

I dërguari i posaçëm i Kinës për ndryshimet klimatike Xie Zhenhua tha se ka patur më shumë konsensus midis Kinës dhe SHBA-së mbi ndryshimin e klimës sesa divergjenca, duke e bërë atë një zonë me potencial të madh për bashkëpunim në të ardhmen.

Deklarata , e cila duket se ka habitur mikpritësit e samitit në Mbretërinë e Bashkuar, nënvizon urgjencën dhe seriozitetin e krizës klimatike dhe nevojën për të rritur përpjekjet për të përmbushur objektivat e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen e ngrohjes globale “nën nivelin 2°C”.

Kerry deklaroi se, “SHBA-ja dhe Kina nuk kanë mosmarrëveshje, por në lidhje me klimën bashkëpunimi është mënyra e vetme për të kryer këtë punë”.

“Kjo nuk është një gjë diskrecionale, sinqerisht, kjo është shkencë, është matematika dhe fizika që diktojnë rrugën që duhet të ndjekim. Dhe ne nuk mund t’i arrijmë qëllimet tona nëse të gjithë ne nuk punojmë së bashku”, tha ai.

“Çdo vend, veçanërisht Kina dhe SHBA-ja, si dy emetuesit më të mëdhenj në botë, të dyja duhet të ofrojnë ndihmën e tyre për të treguar rrugën drejt aksionit mbi klimën,” shtoi ai./atsh