11:58 / 11.11.2021
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Afrikës së Jugut, FW de Klerk
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe fituesi i çmimit Nobel për paqen FW de Klerk ka vdekur në moshën 85-vjeçare, tha të enjten Fondacioni FW de Klerk.
Në një deklaratë të shpërndarë nga fondacioni i thuhet se ish-presidenti ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pas betejës me kancerin.
“Ish-presidenti FW de Klerk vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Fresnaye më herët këtë mëngjes pas luftës së tij kundër kancerit”, tha në një deklaratë fondacioni i tij./A2























