COVID-19 – Klinikat private i ofrojnë ndihmë falas shtetit grek
BKT
   Bota

COVID-19 – Klinikat private i ofrojnë ndihmë falas shtetit grek

Klinikat private siguruan ministrin grek të Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një video-konferencë, se do të ndihmojnë shtetin në luftën kundër Covid-19.

Bashkëpunimi publik me sektorin privat mbulon ofrimin falas të shtretërve të ICU në klinikat private, menaxhimin e shërbimit të urgjencës së ambulancës (EKAV), ofrimin e ambienteve të pavarura për pacientët me Covid-19 si dhe ofrimin e shtretërve për Covid-19 dhe raste të tjera.

”Greqia pati 7 105 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me pesë prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend”, theksoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (NPHO).

Të paktën 70 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave të pandemisë në 16 493, ku nga këto, 95,3% e pacientëve kishin sëmundje bashkëshoqëruese ose ishin të moshës mbi 70 vjeç.