Kreu i Agjencisë Gjermane të Inteligjencës në karantinë për shkak të COVID
"Bruno Kahl doli pozitiv me COVID-19 dhe u vendos në karantinë në shtëpi", tha zëdhënësi i BND-së.
Kreu i Agjencisë Gjermane të Inteligjencës së jashtme BND ka rezultuar pozitiv me koronavirus (COVID-19), konfirmuan sot zyrtarët.
"Bruno Kahl doli pozitiv me COVID-19 dhe u vendos në karantinë në shtëpi", tha zëdhënësi i BND-së.
59-vjeçari ishte vaksinuar, por kishte një infeksion të përhapur, megjithëse gjendja e tij e përgjithshme është e mirë, bëri të ditur agjencia.
Gjermania sot raportoi më shumë se 50 mijë raste të reja me COVID-19, duke shënuar numrin më të lartë njëditor që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit të kaluar.
Autoritetet po shqyrtojnë vendosjen e masave më të rrepta duke filluar nga java e ardhshme për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.























