"Armët iraniane nga Jemeni kontrabandohen ilegalisht në Somali"
BKT
   Bota

"Armët iraniane nga Jemeni kontrabandohen ilegalisht në Somali"

"Iniciativa Globale dokumentoi mbi 400 armë të paregjistruara në 13 rajone të Somalisë gjatë 8 muajve. Këto qëndrojnë si gjurmët e gishtërinjve të konfliktit të Jemenit për t`u përhapur në Somali", thuhet në një raport.

Pretendohet se armët e vogla dhe të lehta të furnizuara nga Irani dhe të dërguara për rebelët Houthi në luftën civile në Jemen u kontrabanduan ilegalisht në Somali.

Në raportin e Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, njoftohet se armët iraniane u kontrabanduan nga Jemeni në Somali përmes rajonit Puntland.

"Iniciativa Globale dokumentoi mbi 400 armë të paregjistruara në 13 rajone të Somalisë gjatë 8 muajve. Këto qëndrojnë si gjurmët e gishtërinjve të konfliktit të Jemenit për t'u përhapur në Somali", thuhet në raport.

Në raport, pretendohet se është hera e parë që armët me origjinë nga tregtia e armëve Iran-Jemen u kontrabanduan në Somali.

Po ashtu thuhet se shumica e armëve ishin prodhuar në rajonin Puntland, ku në të kaluarën armët tregtoheshin në periudha të ndryshme.